Shqiptari Asdrit Kapaj, 42 vjeç, u quajt “hajduti i Wimbledon” pasi terrorizoi lagjen e pasanikëve në pjesën jugperëndimore të Londrës është duke u përballur me drejtësinë britanike.

Shqiptari, i cili ishte larguar  nga Kosova pas trazirave dhe ishte zhvendosur në Britani, aktualisht pronari i një dyqani peshku, ka pranuar vjedhjen e stolive me shumën e 500 mijë paund.

Kapaj ishte i martuar dhe me dy fëmijë.

Ai i kreu vjedhjet në harkuan e një dekade (2008-2018), duke realizuar 21 të tilla dhe dy vjedhje të tjera në tentativë, me një vlerë totale prej 542,000 paund.

Shqiptari ka dalë sot përpara gjykatës mbretërore, ku është bërë e ditur se në një vjedhje të vetme në shkurt të vitit 2017, ai vodhi stoli me vlerën e 371, 855 paund.

“Daily Mail” shkruan se tani, ai është duke u përgatitur për një afat të gjatë burgimi dhe do të dënohet më 21 qershor.

Shumicën e vjedhjeve, Kapaj e ka kryer gjatë natës, ndërmjet orës 7 të darkës dhe 5 të mëngjesit.

Gjyqtarja Alexandra Boshell, që ka ndjekur rastin e shqiptarit, tha se Kapaj para se të vidhte, hiqte kamerat e sigurisë ose shkëpuste kabllot, duke përdorur shkallë për të hyrë në ndërtesa, ndërsa Hugh Mullan, avokati mbrojtës, tha se ai kishte shkuar në Britani në moshën 16-vjeçare.


/Ora News.tv/