Për të gjashtin vit rradhazi në Tiranë u organizua "Innovate Your Way Out", që promovon inovacionin dhe edukimin kreativ në Shqipëri.

Këtë  vit rreth 400 studentë  të degëve të ndryshme, u bënë pjesë e të vetmes iniciativë  të  ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe startup-eve, që kanë  nje metodologji shkencore dhe implementim tre mujor praktik.

Kur u projektua në fillimet e veta, projekti ishte modest dhe u mundësua falë kontributit  vullnetar. Sot iniciativa ka bashkuar profesionistë  të rinj të shumë fushave dhe bashkëpunëtoreë nga bizneset më në zë të vendit.

Tashmë "Innovate Your way Out", është kthyer në një festival, ku shkëmbehen shumë ide të hedhura në treg. Tashmë  ky projekt ka nxjerrë në treg rreth 2000 të rinj që e shikojnë ekonominë, tregun dhe biznesin ndryshe nga ç’kanë mësuar në sistemin  arsimor.

Çmimet që "Innovate Your way Out" jep për pjesmarrësit këtë vit ishin:

Në vend të parë u rendit aplikacioni, ëeb dhe mobile, i cili rregullon tregun e parukierëve dhe estetistëve (skedulim, menaxhim axhende, optimizim, reklamik dhe shitje). Çmimi u dha nga Vodafone Albania, mbështetës i ketij edicioni në kuadër  të platformës më të re JUTH, dedikuar  të rinjve.

Në vend të dytë ishte start up “N’katun”, i cili ka si synim mbledhjen e produkteve bio dhe recetave autoktone për  gatimin dhe shitjen e tyre të branduar. Çmimi u dha nga Neptun Albania.

Ndërsa në vend të tretë u rendit e-therapy, psikologu online, që bën virtualizimin e shërbimit të psikologut dhe rritjen e aksesit në vende ku nuk ka të tillë dhe ku nevoja është më e madhe. Çmimi u dha nga Mediterranean Imports-Exports Albania.

Modeli shkencor i inovacionit dhe metodologjia e organizimit për një target grup Studentësh të Universitetit  të Tiranës, janë përshtatur nga praktika më e mirë botërore, nga MIT.

Kur iniciativat inovative janë të suksesshme dhe të qëndrueshme në kohë impakti i tyre nuk është vetëm ekonomik por edhe social.

/Ora News.tv/