Një magazinë në lagjen "15 tetori" ëhstë përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrëfikse kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit. 

Nga verifikimi paraprak dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në magazinën me mallra ushqimorë në pronësi të shtetasit G.Xh.. 

Prej flakëve të zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/