Vlorë, shpërthim me lëndë eksplozive në një banesë

Vlorë, shpërthim me lëndë eksplozive në një

Qyteti i Vlorës është zgjuar sërish nga një shpërthim me eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit të së shtunës, 30 mars

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "28 Nëntori" në oborrin i cili përdorej dhe si lavazho.

Momentin e ngjarjes, familja Osmani ndodhej në banesë, por fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shkaqet nuk dihen ende. Hetimet janë përqëndruar në ndonjë konflikt të mundshëm të familjes Osmani, edhe pse kjo e fundit ka deklaruar para policisë se nuk ka konflikte.

Ndërkaq grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve të ngjarjes.


EMISIONET