Një 33 vjeçar është ndaluar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe ka përndjekur ish bashkëjetuesen e tij.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprat penale '' Dhuna në familje dhe ''Përndjekja''.

Njoftimi

Policia ka ndaluar shtetasin S.H., 33 vjeç, banues në Vlorë.

U bë ndalimi tij pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe ka përndjekur ish bashkëjetuesen e tij shtetasen L.A..

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprat penale '' Dhuna në familje dhe ''Përndjekja''.

/Ora News.tv/