Vlorë, motori humb kontrollin, plagoset një grua

Një çift i cili po udhëtonte me motor është aksidentuar, ku si pasojë gruaja  ka mbetur e plagosur. Aksidenti ndodhi paraditen e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë.

Mësohet se drejtuesi i motorit humbi kontrollin, duke shkaktuar plagosjen e gruas, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET