Dy persona janë plagosur në një aksident që ka ndodhur në zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë.

Sipas policisë "në aksin rrugor të lungomares, shtetasi Nikola.M., duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasit G.B., 50 vjeç dhe R.B., 10 vjeç, të dy banues në Tiranë".

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

/Ora News.tv/