Vlorë, furgoni del nga rruga, i plagosuri "pret" helikopterin

Vlorë, furgoni del nga rruga, i plagosuri "pret" helikopterin

Një furgon ka rënë nga rruga e lumit të Vlorës në fshatin Vranisht. Për pasojë, një burrë është dëmtuar, duke iu thyer gjymtyrët e poshtme. 

Për shkak të bllokimit të rrugës, është i pamundur transportimi për në spital i të plagosurit. 

Ndaj, pritet ndërhyrja e një helikopteri për të bërë të mundur transportimin e të plagosurit.

Situata nga moti i keq në Vlorë

Ndërkohë, pas reshjeve të dëborës, aksi Vlorë-Llogara kalohet vetëm me zinxhirë.

Dy akset Kotë-Sevaster dhe Kotë-Vranisht-Kuç, janë të vështira për t'u kaluar dhe është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.

Në këto akse ka prani të ngricave. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e borëpastrueseve dhe mjeteve të rënda.

Shtabi i Emergjencës konfirmon se në këto akse problematike në 48 orët e ardhshme do të kalohet vetëm me automjete të pajisura me zinxhirë.

EMISIONET