Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në aksin Vlorë-Zvërnec në afërsi të Petroliferas. Policia lokale bën me dije se një mjet tip “Seat” drejtuar nga shtetasi F.A, 23 vjeç, ka përfunduar jashtë rruge, si pasojë e humbjes së kontrollit. 

Ngjarja ka mbetur e dëmtuar shtetasja S.Q, pasagjere e mjetit, e cila ka përfunduar në spitalin e Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/