Vlorë, 50-vjeçari gjendet i pajetë në hyrje të spitalit

Vlorë, 50-vjeçari gjendet i pajetë në hyrje të

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në hyrje të spitalit të Vlorës. Sipas informacioneve të policisë bëhet fjalë për shtetasin Flamur Velaj rreth 50 vjeç. 

Mësohet se 50-vjeçari është lënë në urgjencës e spitalit nga një automjet. Ndërkohë viktima nuk ka shenja dhune në trup.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 50-vjeçari ka ndërruar jetë duke punuar si punëtor ndërtimi. Dyshohet se ka ndërruar jetë ose për shkaqe natyrale ose si pasojë e ndonjë infarkti. 

Ai është dërguar në spital nga personat të cilet e kishin marrë për të punuar në shtëpine e tyre. 

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET