Vllaznia shmang turpin, qëndron në Superiore

Vllaznia shmang turpin, qëndron në Superiore

Tashmë nuk ka dyshime. Vllaznia në basketboll për meshkuj do luajë edhe sezonin e ardhshëm në Superligë.  Kuqeblutë fituan edhe ndeshjen e dytë te play-out ndaj Invaders me rezultatin 107-75, ndeshje kjo e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.


Në fakt pritej kjo gjë sepse edhe në ndeshjen e parë shkodranët treguan një epërsi të madhe ndaj këtij kundërshtari dhe këtë e demostruan edhe në ndeshjen e sotme. Një takim i dominuar në katër periodat nga Vllaznia. Të parën e mbyll në avantazh 22-36, ndërkohë në fund të pjesës së parë do shënonte 52 pikë ndaj 38 të Invaders.

Në periodën e tretë, shkodranët thellojnë diferencën duke e çuar rezultatin në 79-57 dhe në fund fiton krejt takimin 75-107. Me siguri që shkodranët duhet të kenë nxjerrë mesimet e duhura nga sezoni aktual, pasi i kemi parë shpesh që të pretendojnë për titullin kampion.

EMISIONET