Është mbyllur në barazim 0-0 miqësorja e luajtur në Kamëz mes Vllaznisë dhe Laçit.

Një ndeshje përgjithësisht e mirë e kuqebluve të cilët kanë qënë më pranë fitores dhe kanë patur edhe më shumë raste shënimi. Madje Pusi, në minutën e 51-të ka goditur traversën duke qënë shumë pranë golit të avantazhit.

Përveç tij, në pjesën e parë kanë patur raste shënimi edhe Malota, Tafili e Zeqaj ndërsa në të dytën përveç traversës, Pusi ka patur edhe dy raste të tjera e po ashtu edhe Ruqi ka qënë pranë golit.

/Ora News.tv/