Katër shkencëtarë të sëmundjes së demencës janë vlerësuar me cmim 1 milion euro për punën që kanë bërë për të ndryshuar idenë tonë për  Alzheimerin.

Profesorët John Hardy, Bart De Strooper, Michael Goedert, me seli në Mbretërinë e Bashkuar dhe Profesor Christian Haass nga Gjermania, kanë ndryshuar proteinat që çojnë në këtë lloj sëmundje.

Ndërsa merrte cmimin, prof Hardy tregoi se po shpresonte që të zbuoheshin trajtime të reja.

Ai po dhuron disa nga paratë e tij për t'u kujdesur për pacientët e prekur nga Alzheimeri.

Pjesa më e madhe e hulumtimit të zbulimit të ilaceve që është bërë deri më sot ka lidhje me studimet e tyre, të cilët kërkojnë mënyra për të ndaluar krijimin e proteinave të dëmshme, të tilla si amyloid dhe tau.

Alzheimer dhe sëmundjet e tjera të demencës ndikojnë në 50 milionë njerëz në mbarë botën dhe asnjë nga trajtimet aktualisht nuk mund të ndalojë sëmundjen.

/Ora News.tv/