Vlerësimi i “Lonely Planet”, Mazniku: Tirana do të ketë një verë të mbushur me aktivitete

Vlerësimi i “Lonely Planet”, Mazniku: Tirana do të

Prestigjozja amerikane “Lonely Planet” që boton gudiat më të famshme e cilëson Tiranën si një ndër 10 qytetet më të mira në Europë për ta vizituar.

Këtë vlerësim për kryeqytetin, nënkryetari i Bashkisë Arbian Mazniku e shikon si një lajm i mirë, por jo surprizë.

Mazniku u shpreh për Ora News se Tirana do të ketë një verë të mbushur me aktivitete që nisin që nga 1 qershori me Ermal Metën dhe dy ditë me vonë me Rita Orën.

Numri i turistëve në Tiranë, sipas Maznikut është rritur nga viti në vit, ndërsa Bashkia është e  angazhuar që turistët që do të vizitojnë kryeqytetin do të marrin shërbimin e duhur.

EMISIONET