Çelja e negociatave, Vlahutin: S'është dhuratë! Punoni fort. Monitorojmë çdo gjë

"Sa më shumë ecën Shqipëria drejt BE-së aq më shumë monitorim të hollësishëm do të ketë për çdo gjë. Çelja e negociatave nuk është dhuratë, por në sajë të një pune shumë të madhe sidomos për qeverinë e një vendi e mezi presim të ndodhë kjo gjë"

E deklaroi ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin në konferencën për median ku u prezantua strategjia e Bashkimit Europian pë perspektivën e Ballkanit Perëndimor.

Vlahutin nuk foli me data kontrete për çeljen e negociatave por nënvizoi si të rëndësishme pranverën dhe shpejtësinë e zbatimit të reformave e 5 priteteve për të cilat BE i ka nënvizuar çdo vit: Administrata publike, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut.  

Por çfarë duhet të bëjë Shqipëria konkretisht që të hapen negociatat?

Romana Vlahutin: "Është shumë e qartë ka qenë shumë e qartë prej vitesh. Janë 5 prioritetet kyçe. Për ne kjo është thelbësore. Në mënyrë absolute. Ne po punojmë dita ditës të krijojmë historik. Është një gjë që po shihet dhe diskutohet në të gjitha institucionet në BE në mënyrë që komisioni të nxjerrë opinionin e vet dhe shtetet anëtare të marrin një vendim duke qenë të mirëinformuar

Reforma ne drejtesi, Vlahutin: Do monitorojmë çdo gjë. Flet për vetëlargimet nga gjyqësori

Gazetari i Ora News, Everest Dedaj pyeti nëse ishte kjo reforma në drejtësi që kishte imagjinuar dhe dëshiruar, pasi kryesisht opozita akuzon se në të gjitha institucionet e reja ka gjyqtarë apo ish gjyqtarë të komunizmit dhe individë të tjerë që nuk përmbushin kriteret profesionale? 

Romana Vlahutin u përgjigj: Është tejet herët për të thënë që reforma në drejtësi po funksionon plotësisht.

Do të monitorojmë cdo gjë nga afër dhe me shumë kujdes.

Do të na duhen shumë vite për të parë rezultatet përfundimtare. Ajo që është e rëndësishme është që fillimi e zbatimit të reformës ka nisur dhe ne do të monitorojmë dhe shqyrtojmë çdo gjë nga afër dhe me shumë kujdes dhe do të presim dhe seancat e para për vettingun.

 Kemi parë edhe disa vetëlargime nga gjyqësori dhe ndoshta këto janë në sajë të reflektimit që po ndodh por të tregojmë pak durim dhe të presim pak javë të tjera për të parë çfarë kanë për të thënë institucionet. 

Zbatimi i reformës në drejtësi do të mbetet deri në momentin kur Shqipëria të bëhet anëtar me të drejta të plota të BE madje dhe më pas. Reformat nuk reshtin kurrë. Nuk ka një datë dhe mbaron, por duhet pak durim që duhet injektuar në mënyrën si shikojmë procesin. Është dashur shumë kohë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit të zgjerimit dhe do të duhet kohë dhe për Shqipërinë.

Vlahutin komentoi dhe debatin per ngritjen e këshillit të lartë të prokurorisë dhe atij gjyqësore.

Romana Vlahutin:"Ne e kemi parë dhe ndjekur këtë cështje. ONM ka funksione të ndryshme sa i përket zgjedhjes së anëtarëve. Është cështje interpretimi, interpretimi i Parlamentit që ka të njëjtën peshë në lidhje me listën. Fatkeqësi është se nuk u bë përpjekje nga partitë politike duke gjetur zgjidhje te merita”


Pa mbyllur kapitullin 23, 24 s'ka çelje negociatash

Në rrugën e çeljes së negociatave kapitulli 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi dhe sundimin e ligjit janë kyçe dhe ambasadorja vlerëson punën që Shqipëria ka bërë. 

Teknologjia e negociatave është e tillë. Në rast se një shtet nuk ka rezultatet e konsiderueshme me kapitujt 23 dhe 24 nuk mund të mbyllë asnjë kapitull tjetër pavarësisht arritjeve në to. Pra mund të hapen të gjithë kapitujt por nuk mund të mbyllen nëse nuk  ka ecur në kapitujt 23 dhe 24. Ky është një instrument shumë i rëndësishëm. Duke bërë përpjekje të mëtejshme Shqipëria do të ketë mundësi të përfitojë nga investimi që ka bërë tashmë para çeljes së negociatave

 E pyetur nëse në prill do të ketë një rekomandim për çelje negociatash, Vlahutin dha këtë përgjigje:

Romana Vlahutin: “E dini që duhet të presim për rekomandimin. Të kemi të njëjtën objektiv që është i njëjti për shqiptarët, që Shqipëria të bëhet shtet anëtar. Në këtë këndvështrim kam përdorur fjalinë e fundit për të thënë që na duhet më shumë përkushtim, punë dashuri për të punuar për atë objektiv që ndajmë të gjithë në Shqipëri. Të qënit të bashkuar është shumë i rëndësishëm dhe kjo duhet të jetë një gjë që nuk e harron askush” 


Sa më shumë reforma zbatoni aq më shumë arrini objektivin

Ambasadorja Romana  Vlahuti,  bashkë me disa  nga amabsadorë të vendeve të Bashkimit Eropian, ndoqën live prezantimin nga përfaqësuesja e lartë e bashkimit europian, Federika Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johanes Han,  të strategjisë  së zgjerimit të ballkanit perendimorë.

Gjate leximit te strategjise, Vlahutin nenvizoi se Shqipëria ka në fakt një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur përpara drejt çeljes së negociatave, se procesi nuk vë kufi shpejtësie specifik. Sa më shumë dhe shpejt reforma zbatohen aq më shumë arrihet objektivi.

Valhutin, vleresoi strategjinë, ndërsa nënvizoi se pranvera është një moment i rëndësishëm për proceste integrues të vendit tone. Përfaqësuesja e lartë e BE,  drejtoj një thirrje për klasën poltike.

Romana Vlahutin: "Strategjia flet për 6 iniciativa të rëndësishme të cilat kanë për ide transformimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor. Ajo çfarë është e rëndësishme për tu kuptuar është që kjo është një strategji rajonale. Pra do të thotë që bëhet fjalë për të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor duke parë me kujdes edhe mangësitë por duke identifikuar mundësitë. 

Është shumë e qartë përsa i përket përparësive apo prioriteteve të të gjitha vendeve të rajonit pavarësisht fazës teknike në të cilët ato gjenden në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Europian. 

Këto prioritete, janë prioritete që i ndajnë edhe qytetarët e rajonit të cilët  kërkojnë standarte si ato të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit, për shtetin e së drejtës, për respektin e të drejtave themelore, për qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar dhe fuqizmin e funksionimit të insituticioneve demokratike. 

Dhe këtu kemi disa mesazhe shumë të rëndësishme për nevojën për të siguruar dialogun konstruktiv në të gjithë spektrin politik.  Që qeveritë të sigurojnë që opozita të ketë mundësinë të kryejë rolin e saj plotësisht dhe opozita të angazhohet në mënyre konstruktive në procesin demokratik. 

Po aq të rëndësishme si përparësia apo prioritetet janë fuqizimi i ekonomisë por edhe marrëdhëniet e mira me fqinjët si edhe bashkëpunimi rajonal. 

Po ashtu kemi një mesazhi të qartë të cilin ju e keni dëgjuar që në këtë proces vendet kanë incentiva apo stimuj për të mbështetur njëri tjetrin pasi do të jetë shumë e vështirë që njëri prej shteteve të Ballkanit Perëndimor të fluturojë ndërkohë që të tjerët po ecin me hap të ngadaltë.

 Është shumë e rëndësishme për të mos harruar që afatet kohore janë indikative dhe që shpejtësia do të varet nga ecuria apo progresi i secilit prej 6 vendeve. Por që bëhet fjalë për të njëjin proces, ai mbetet i njëjti për të gjithë dhe natyrisht varet nga zgjedhjet që bëhen për vlerat edhe zbatimin e çdo gjëje në lidhje me politikat e Bashkimit Europian. 

Bashkimi Europian po ashtu po ndërmerr edhe angazhime të tjera të cilat janë të shprehura edhe në lidhje me përditësimin e instrumentave të cilat do tu jepen partenrëve në Ballkanin Perëndimor. 

Un e di që sot fokusi juaj do të jetë tek mesazhet politike, por në  në ditët në vijim do të shpjegojmë me kujdes këtë paketë të re e kaq të plotë e cila por ofrohet që të forcohet parteneriteti me rajonin, që nga skemat e reja, garantimin e investimeve, lëvizshmërinë, arsimin, përfshirjen në transport, energji etj.

 Ju e dini që raportet që kanë të bëjnë me shtetet e rajonit do të publikohen në muajin prill megjithatë dëshiroj të nxjerr disa mesazhe të rëndësishme ose ti theksoj ato për Shqipërinë. 

 Së pari, strategjia bën të qartë që Shqipëria ka në fakt një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur përpara drejt çeljes së negociatave. Po ashtu procesi nuk vë kufi shpejtësie specifik për ecurinë e vendit. 

Sa më shumë reforma zbatoni aq më shpejt do të arrini objektivin dhe në këtë këndvështrim Shqipëria ka bërë një gjë shumë të rëndësishme, e cila e në fakt i ka marrë pjesë shumë të rëndësishme të kapitujve 23 dhe 24 duke i bërë ato pjesë të reformës në drejtësi e cila është aq e plotë, që do të thotë me pak fjalë që Shqipëria ka bërë mjaft punë përpara dhe  ka përfituar në kohëpër të ardhmen.

Ideja është që ta mbajmë fokusin tek shpejtësia, që do të thotë që do të mund të arrijë  vendet e tjera që janë në negocim sapo të fillojnë negociatat. Mesazhi im përfundimtar është ky që le ti kthehemi punës, të punojmë edhe më fort. 

Kjo është një pranverë shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe ky është aktiviteti i parë pa shumë të tjerëve që do të behën. Le të shikojmë këto instrumente, mundësitë të reja, çafrë japin ato, ti përdorim sa më mirë të jetë e mundur e së fundmi le të punojmë së bashku që jetën e qyetatarëve shqiptarë ta bëjmë më të sigurt më të mirë e më të begatë. Të gjitha këto gjëra janë të arritshme, për to kërkohet si gjithmonë më shumë angazhim, më shumë përkushtim e më lejoni të them në fund të fundit edhe më shumë dashuri."





EMISIONET