Eksperti për çështjet ligjore, Jordan Daci, thotë se vendimi i qeverisë për pezullimin e tapive  mund të ngarkojnë buxhetin e shtetit me dëmshpërblime mbi dëmet që do tu shkaktojë pronarëve të ligjshëm që e kanë fituar titullin por nuk e regjistrojnë si pasojë e VKM.

Daci: VKM nuk i merr tokën askujt thjesht pezullon regjistrimin e mëtejshëm. Asnjë nuk e paragjykon qëllimin pozitiv që ka VKM. Por kam rezervat e mia ligjore pasi praktikisht nga zbatimi i kësaj VKM mund të lindin procese gjyqësore që mund të ngarkojnë buxhetin e shtetit me dëmshpërblime mbi dëmet që do tu shkaktojë pronarëve të ligjshëm që e kanë fituar titullin por nuk e regjistrojnë si pasojë e këtij VKM. Por brezi i rërërs nuk ka qenë që kur ka lindur njerëzimi pronë e askujt dhe nuk besoj se do të jetë në vijim.Është kriminale që rëra vazhdon dhe pushtohet nga ndërtimet dhe pronarët e hoteleve dhe ku plazhi publik është zhdukur fare nga veriu në jug. Ligji i turizmit nuk bën një shpronësim të gjithë pronarëve. Rast pas rasti vendoset nëse do të kemi një shpronësim për interes të investitorit strategjik apo jo. A mund të ketë vend për abuzim? Çdo ligj në rast se nuk zbatohet siç duhet ka vend për abuzim por nuk mund ta paragjykoj.

Në emisionin "Ekopolitikë" të Aurora Sulçes, Daci tha se ndërhyrja e qeverisë ishte e ngutur dhe nuk i jep zgjidhje problemit.

Daci: Ligji 7501 nuk është shfuqizuar, në 2004 janë shfuqizuar vetëm 8 nene dhe janë futur disa modifikime.Sa i takon Strasburgut, deri tani ka dhënë 80 milion euro dëmshpërblim shtetit shqiptar, çdo vit paraqiten nga 130-152 çështje nga Shqipëria. Ka një pranueshmëri nga 19-22 çështje që pranohen për shqyrtim por jo domosdoshmërisht poër dëmshpërblim. Numri i çështjeve që presin mund të jetë shumë i madh por askush nuk e di shifrën. Gjykata e ka sekret sa kohë nuk ka marrë vendim. 800 milion më duket i ekzagjeruar. Sa i takon VKM e pranoj që situata në Shqipëri kërkon ndërhyrje, a ishte kjo zgjidhja e duhur? Mendoj se ka një ngutje, nuk ishte e duhura. VKM ka marrë atributet e ligjit. Baza ligjore ku është bazuar VKM është e pasaktë, nuk mundet që VKM të pezullojë të gjithë të drejtat e pronësisë. Kemi dhe tituj pronësie që presin të regjistrohen dhe janë me vendime gjykate, si mundet një VKM të pezullojë vendimin e një gjykate? Është në shkelje të hapur të ndarjes së pushteteve.



/Ora News.tv/