Vjeshta shtrenjton çmimet e perimeve

Vjeshta shtrenjton çmimet e perimeve

Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para gjatë muajit gusht për blerjen e produkteve të shportës. Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” midis të cilave perimet janë ato që janë shtrenjtuar më shumë.Qytetarët shprehen se janë disa produkte si spinaqi,sallata apo domatja që kanë pësuar një rritje të konsiderueshme të çmimit.kjo situatë lidhet me motin e pafavorshëm dhe dëmet e pësuara nga përmbytjet.

Çmimet e ushqimeve pësuan shtrenjtimin më të madh gjatë muajit gusht. Kjo u ndikua më së tepërmi nga rritja e çmimit të perimeve me rreth 18%. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT niveli i inflacionit gjatë muajit gusht pësoi një ulje të lehtë nga 2,2% nga 2,3%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe çmimet e grupit “Transporti” Në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para për blerjen e të njëjtave produkte. Ata shprehen se e kanë të vështirë ta përballojnë pasi një sërë produktesh si Spinaqi apo sallata kushtojnë 200 -250 lekë për kg.

Shtrenjtimi i produkteve lidhet me ardhjen e stinës së vjeshtës çka sjell pakësim të prodhimit vendas por njëkohësisht edhe të dëmeve që kanë pësuar prodhimet bujqësore si rezultat i motit të keq.

Sipas të dhënave të INSTAT inflacioni vijon që të qëndroj nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.Gjatë muajit gusht ka pasur një rritje të çmimeve edhe nëngrupi kulturë dhe argëtim i cili lidhet direkt me efektin e pushimeve verore.

EMISIONET