Viti i ri ka mbërritur në një sërë shtetesh në Azinë Juglindore. Me spektakle fishekëzjarrësh, mijëra qytetarë i janë gëzuar ardhjes së vitit 2018 në Korenë e Jugut si dhe në Japoni. Viti i ri ka ardhur edhe në Korenë e Veriut, ku mijëra njerëz po festojnë me një spektakël të madh fishekzjarrësh në Phenian. Më herët, viti i ri mbërriti edhe në Australi dhe Zelandën e Re.

/Ora News.tv/