Një 18 vjeçar nga Librazhdi është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka vjedhur një sasi të konsdierueshme parash në një makinë.

Në pranga përfundoi Elvis K, 18 vjeç, banues në lagjen nr.2, Librazhd.

"Arrestimi i tij u bë pasi tek ish-komunalja në qytetin e Librazhdit, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në mjetin në pronësi të shtetasit Xh.M., 53 vjeç, banues në Prrenjas", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Vjedhja".

/Ora News.tv/