Pushues të shumtë janë vënë në panik ditën e sotme pasi në bregun e detit në afërsi me Radhimën kanë pikasur një peshkaqen të vogël,  1.5 metra i gjatë, i cili u kap nga disa peshkatarë.

Më pas peshkaqeni është vendosur në tavolinën e një lokali të zonës ku dhe ka mbledhur  rreth vetes me dhjetëra pushues dhe turistë, kurioz për ta vëzhguar nga afër.


/Ora News.tv/