Viti i Ri kinez, të rinjtë e Akademisë së Dancit të Pekinit performojnë në Tiranë

Viti i Ri kinez, të rinjtë e Akademisë së Dancit të

Një mbrëmje ku mbizotëroi arti dhe kultura kineze, valle, muzikë, këngë, përformanca të ndryshme ishte ajo e zhvilluar në prag të festës tradicionale kineze të vitit të ri, ose "Festa e Pranverës". Nën kujdesin e veçantë të Ambasadores se Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, në sallën e Universitetit të Arteve, politikanë, deputete, artistë, personalitet dhe shtetas kinezë që jetojnë në Shqipëri, si edhe studentë  shijuan performancën e ofRuar nga artistët kinezë.

Me një performancë plot ngjyra, të rinjtë e akademise se Dancit të Pekinit dhanë një shfaqje në sallën e akademisë së arteve për 60 minuta.

Mbremja u organizua nga ambasada e Kinës në Shqipëri për të festuar vitin e ri kinez  ose siç njihet ndryshe "Festa e Pranveres", që këtë here perkonte edhe me 10 vjetorin e binjakëzimit të dy kryeqyteteve Tiranë-Pekin.

I pranishëm në ketë aktivitet, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj tha se investimet kineze tashme janë më të prekshme duke bere me dije edhe projektin me te ri te Bashkisë.

Edhe përfaqësuesit e Ambasadës kineze kanë vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kalendari kinez është ndryshe nga ai Gregorian dhe data e kalimit nga viti i vjetër në të riun mund të variojë midis 21 janarit dhe 19 shkurtit.

Kremtimet zgjasin 15 ditë dhe përfundojnë me festën e fenerëve kur fëmijët kalojnë me dritat shumëngjyrëshe në një paradë tradicionale që korrenspondon me hënën e plotë.  

EMISIONET