Viti i jashtëzakonshëm, Dua Lipa duet me Ariana Granden

Viti 2018 sapo ka nisur dhe Dua Lipa tashmë ka arritur sukseset e para të jashtëzakonshme. 

Ajo është nominuar me 5 nominime rekord në BRIT Awards, kënga e saj e sapopublikuar ‘IDGAF’ është aktualisht kënga e tretë me e transmetuar në Spotify në Britaninë e Madhe. 

Dhe nuk mbyllet këtu, këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndezur thashethemet në rrjetet sociale për një bashkëpunim me divën e muzikës botërore Ariana Grande.

22-vjeçarja postoi një foto një fotografi me Ariana Granden në Instagram, gjë që bëhet fjalë jo vetëm për një takim por për diçka më shumë.

Dua Lipa aktualisht është në procesin e regjistrimit të albumit të saj të ardhshëm. Dhe mundet që Grande të jetë duke bashkëpunuar me të. Por le t’ia lënë kohës të zbulojë më shumë rreth dy yjeve të muzikës.

EMISIONET