Pediatria e Elbasanit po përballet me 150 deri në 200 raste fëmijësh që paraqiten cdo ditë për të marrë trajtim mjekësor të lidhur me virozat e stinës! përballë këtij fluksi të lartë, mjekët apelojnë prindërit që të mos i drejtohen spitaleve edhe për shqetësime të vogla që mund të trajtohen në poliklinikat e lagjeve

Elbasan, virozat e stinës

Pediatria e Elbasanit duket si në gjendje të jashtëzakonshme. 150 deri në 200 fëmijë nga 0 deri në disa vjec paraqiten çdo ditë për trajtim e këshilla mjekësore. Shqetësimet kryesore mbeten të lidhura me virozat e stinës

Irena Palloshi: Është rritur numri i fëmijëve që paraqiten gjatë 24 orëshit. Mesatarja e paraqitjeve është 150-200 paraqitje. Fëmijët vijnë me temperatura shumë të lartë. Kemi fëmijë që paraqiten dhe me dhembje veshi, barku, e të vjedha.  

Por shefja e Repartit, Irena Palloshi thotë se shpesh herë fluksi është artificial, pasi sipas mjekes prindërtit i drejtohen spitalit edhe për shërbime elementare që mund ti marrin në poliklinikat e lagjeve

Irena Palloshi:  "Në momentin e parë ti ulin vetë temperaturën fëmijës. Të kujdesen me antipiretikët që ne ia kemi shpjeguar. Pastaj të paraqiten tek mjeku i familjes sepse dyndja në spital është tepër e vështirë edhe për ata që presin 5 orë në radhë dhe ne që shohim kaq shumë fëmijë brenda 24 orëshit."

Këshilla kryesore që ata ofrojnë është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të hequr dorë nga tendenca për të marrë medikamente mjekësore pa këshillën e mjekut. Kujdesi për t’u ruajtur nga luhatjet e temperaturave dhe shmangia pa kushte ndaj çdo gjëje që nuk afron higjenë.

/Ora News.tv/