Autori i librit “Skënderbeu, kryqtari i fundit”, Virgjil Kule, e cilëson Lidhjen e Lezhës si një bashkim të ndikuar nga Venediku, Napoli dhe Papa.

Në emisionin "Arena" të Dritan Hilës,  Kule tha se ato ndikuan duke thënë se kishte ardhur koha të ngrihej një ushtri.

Kule: Lidhja e Lezhës nuk është përgatitur vetëm nga Skënderbeu, por nga gjithë aleatët e ardhshëm të tij. Kishte ndikim venedikas, të Napolit, por edhe të Papës, sepse të gjithë princat që u mblodhën në Lezhë, kishin marrëdhënie paraprake më këto të trija. Ata ndikuan duke thënë se kishte ardhur koha të ngrihej një ushtri. Në Lidhjen e Lezhës, Skënderbeu, paraqiti platformën e asaj që ne i themi Bashkimi. Dhe Skënderbeu ishte i pari që propozoi që bashkimi të bëhej në bazë të partneritetit. Dokumentacioni për këtë samit, ishte përgatitur prej kohësh. Dhe jo rastësisht u mbajt në Lezhë, e cila ishte në zotërim të Venedikut. Por, këta të fundit nuk do të kontribuonin me fonde, pasi fisnikët shqiptarë ishin shumë të pasur.


/Ora News.tv/