Vinicius nuk kursehet ndaj Bartra, e ofendon rëndë

Vinicius nuk kursehet ndaj Bartra, e ofendon rëndë

Reali i Madridit fitoi 2-1 në një fushë të vështirë si ajo e Real Betis, duke koleksionuar triumfin e parë në La Liga për vitin 2019.

Ndeshja ishte e fortë dhe dhuroi gjithçka, ku nuk munguan as thumbimet dhe përplasjet midis lojtarëve. Protagonistët ishin Vinicius i Realit dhe Marc Bartra i ekipit vendas, ku ky i fundit pretendon se është ofenduar nga braziliani, duke kaluar çdo limit.

“Vinicius kalonte më shumë kohë i shtrirë në fushë sesa në këmbë. I thashë që duhet t’i jepte fund simulimeve, por ai më fyeu tre herë, madje më shau dhe nga nëna. Ai ka akoma shumë për të mësuar, por nuk mendoj se këto janë sjellje të denja për një lojtar të Realit të Madridit“,-sqaroi qendërmbrojtësi i ekipit andaluzian.

Një rivalitet që ka burimin shumë ditë më para, për shkak se Bartra është një ish-futbollist i Barcelonës

EMISIONET