Vila luksoze 600 mijë euro, çifti i politikanëve i shpëtojnë votëbesimit të partisë

Vila luksoze 600 mijë euro, çifti i politikanëve i

Udhëheqësi i partisë së krahut të majtë spanjolle Podemos dhe partnerja e tij i kanë mbijetuar një votëbesimi  të partisë të ndërmarrë pas akuzave të ngritura ndaj tyre për blerjen e një prone luksoze.

Pablo Iglesias dhe Irene Montero, zëdhënësja e partisë, u akuzuan për hipokrizi në shpenzimin e 600,000 eurove për blerjen e një vile 268 metra në periferi të Madridit.

Vetë Iglesias ka kritikuar më parë politikanët që jetojnë në "vila". Çifti siguroi 68.4% të gati 190.000 votave të hedhura.

Votimi online u thirr më herët gjatë këtij muaji pas protestës mbi vendimin e tyre për të blerë shtëpinë.

Votuesit u pyetën: "A mendoni se Pablo Iglesias dhe Irene Montero duhet të vazhdojnë si udhëheqës partiak dhe zëdhënës të partisë?"

Çifti, të cilët presin binjakë, e mbrojti blerjen, duke thënë se shtëpia ishte për përdorim vetjak dhe nuk ishte një investim spekulativ.

Iglesias formoi Podemos në janar 2014 me një grup të lektorëve të Universitetit të majtë.

Partia mori formë nga një lëvizje proteste kundër masave shtrënguese, që bënte thirrje për ndryshime radikale mes rritjes së papunësisë dhe shkurtimeve ndaj shërbimeve publike.

Ai më parë ka  tërhequr vëmendjen për jetën e tij modeste. Iglesias banonte në një apartament në lagjen Vallecas të Madridit dhe blinte rrobat e tij në supermarkete.

EMISIONET