Nismës së bashkisë së Kamzës për mbjelljen e pemëve i është bashkaur edhe “World Vision”.

Në ditën e mësuesit u mbollën 70 pemë të llojit selvi ne Bathore.

Organizata “World Vision” ka vite që kontribuon për fëmijët në nevojë në Bathore si dhe me projekte të ndryshme në shkollat e qytetit.

Prej 23 shkurtit, kur Bashkia e Kamzës ndërmori nismën “Jepi jetë Kamzës - Dhuro një pemë” janë mbjellë plot 630 pemë.

Ky projekt në tërësinë e tij do të mundësojë mbjelljen e rreth 10 mijë pemëve dekorative në gjithë territorin e qytetit.

Nisma për mbjelljen e pemëve dekorative në Kamëz fillon që nga viti 2007.

Nga viti 2007 e deri në fund të vitit 2017 janë regjistruar mbi 26 mijë pemë të mbjella në Kamëz, falë bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha institucionet që janë bërë partnere me nismën që Bashkia Kamzës ka pasur nga viti në vit për këtë qëllim.



/Ora News.tv/