Nëse sot ju duke ditë e vranët dhe gati për të rënë shi, gjatë së mërkurës, situata do të jetë krejt ndryshe, veçse më ftohtë. Sipas parashikimit të Meteoalb, në të gjithë vendin do të ketë zbritje temperaturash deri në -6 gradë në zonat malore.

E mërkurë: Rikthehen kthjellimet në të gjithë vendin, duke përjashtuar ekstremin Verior ku do ketë vranësira lokale. Edhe pasditja mbetet me mot të kthjellët dhe të ftohtë.

Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit luhaten nga –3°C në 1°C në zonat e ulëta dhe bregdet por zbresin në –6°C në zonat malore; mesdita vijon me temperatura të ulëta, deri 4°C në zonat malore dhe deri 12°C në bregdet.

/Ora News.tv/