Vijnë edhe emigrantët e fundit, fluks i ulët në dogana

Vijnë edhe emigrantët e fundit, fluks i ulët në dogana

700 persona dhe 100 mjete zbarkuan në Portin e Durrës me lundrimet e fundit nga Italia për vitin 2018.

Pjesa më e madhe ishin emigrantë që ktheheshin pranë familjeve për të festuar ndërrimin e vitit.

Por nuk mungojnë as shtetasit e huaj që kanë zgjedhur të festojnë në vendin tonë.

Vij nga Italia. Kam ardhur për festat, për të kaluar dy apo tre ditë në Shqipëri.

Edhe pse shkak të fluksit të ulët, udhëtarët thanë se nuk u hasën me vonesa në Bari apo në tokën shqiptare

Fluks më i lartë është regjsitruar në 24 orët e fundit në pikat kufitare tokësore.

Në morinë janë regjistuar 20 mijë persona e 6 mijë mjete në hyrje e në dalje.

Ndërsa në pikat kufitare me Greqinë, fluksi i lëvizjes konsiderohet normal. Në kapshticë rreth 4500 persona u futen në Shqipëri, ndërsa 3000 të tjerë dolën edhe për të kaluar festat në vendin fqinj.

EMISIONET