Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, të dyshuar si autorë të vjedhjes së kasetave shpërndarëse të internetit  nëpër pallate, duke dëmtuar fibrat optike. Denoncimi ishte bërë nga administratorët e pallateve.  Së fundmi ata kishin vjedhur edhe një nga zyrat e njësisë së mirëmbajtjes së rrjetit elektrik në Tiranë.

Të arrestuarit janë:

- E. D.,23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale  “Vjedhja”.

- B. K.,31 vjeç banuese në Tiranë.

Gjatë momentit të arrestimit policia u gjeti dhe sekuestroi edhe materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetra  metra tel alumini  e kabllo elektrikë.

Në  vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit  u bë dokumentimi edhe i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në periudhën shkurt-mars nëpër ambientet e përbashkëta të pallateve në kryeqytet, ku kanë vjedhur kasetat  shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.


/Ora News.tv/