Vidhnin apartamentet, arrestohet shqiptari dhe italiani

Vidhnin apartamentet, arrestohet shqiptari dhe italiani

Një shtetas italian dhe një shtetas shqiptar janë arrestuar në Asti, Itali.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari ishte një 25-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Referuar hetimeve të dy të arrestuarit, duke filluar nga muaji prill, arritën në provincën e Bolzano nga Piemonte me qëllimin e vetëm për të kryer vjedhje në shtëpi.

Ata arritën të grabisin disa bizhuteri dhe para, vlera e të cilave shkonte në disa dhjetëra mijëra euro. Mësohet se në qendër të vëmendjes ishin apartamentet e bashkive Appiano, Caldaro, Meltina, Sciaves dhe Varna.

EMISIONET