Të afërmit e një gruaje të vdekur nga Ebola kanë organizuar një komplot të guxmshëm për të marrë trupin e saj.

Ata rrëmbyen makinën e funeralit dhe më pas morën arkivolin me trupin e viktimës në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, trupi i përkiste një gruaje që vdiq në Qendrën e Trajtimit të Ebolas, që ndodhet në pjesën verilindore të vendit.

Trupat e viktimave të Ebolas kërkojnë varre të veçanta për të parandaluar përhapjen e sëmundjes ngjitëse.

Sidoqoftë, të afërmit e gruas arritën ta bindnin ekipin për të zbutur protokollet dhe të lejohej që makina e varrimit të drejohej nga një familjar i saj.

Zyrtarët gjithashtu ranë dakord që të siguronin pesë anëtarë të familjes me veshje mbrojtëse në mënyrë që ata të mund të mbanin arkivolin.

Por rrugës për tek vendi i varrimit, makina papritmas ndërroi drejtim duke u futur në një lagje tjetër.

Një makinë policie që shoqëronte automjetin u përpoq që ta ndiqte por u ndalua nga një turmë e zemëruar e banorëve lokalë.

Por 'hajdutët' e kuptuan gabimin e tyre dhe u kthyen të nesërmen, thanë zyrtarët.

Ata u vaksinuan me vullnetin e tyre dhe pohuan se asnjë nuk e hapi arkivolin apo nxorri kufomën nga qesja.

Trupi u kthye, dhe të afërmit u kërkuan falje për incidentin.

Deklarata e ministrisë nuk dha hollësi për arsyet që shkaktuan aktin e familjarëve të viktimës. Megjithatë, mendohet se mosbesimi nga komunitetet lokale ndaj qëllimeve të qeverisë mund të jetë motivi kryesor.

Ebola shpërtheu në krahinën e North Kivu dhe provincën Ituri në fillim të gushtit. Më shumë se 160 vetë u infektuan, nga të cilët 90 vdiqën nga virusi shumë i rrezikshëm.

/Ora News.tv/