Vidhet gjatë natës banesa e një shtetasi në Fier. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lagjen "Kryengritja" ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur 10.000 euro e 550.000 lekë në banesën e shtetasit K.M, vjeç 56. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.01.2018, gjatë natës, në lagjen “Kryengritja”, kanë vjedhur 10.000 euro e 550.000 lekë, në banesën e shtetasit K.M.,  vjeç 56. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/