Hajdutë të  armatosur kanë grabitur një dyqan bizhuterish në hotelin më të famshëm,"Ritz" në Paris. Vlera e mallir të grabitur arrin në miliona euro. 

Pesë burra të armatosur thyen një dritare në dyqanin brenda hotelit rreth orës 18:00 me orën lokale të ditës së mërkurë (10 janar 2018), njoftuan media franceze.

Tre burra janë arrestuar, ndërsa të tjerët vazhdojnë të jenë të arratisur.

Vetëm një nga bizhuteritë e vjedhura kushton 4 milion euro, e cila nuk dihet akoma nëse është gjetur.

Hoteli Ritz, luksoz me pesë yje ndodhet ndodhet në Place Vendôme, në rrethin e parë historik të Parisit në bregun e djathtë të lumit Seina.

Gazeta lokale 'Le Parisien', duke përmendur një burim policie, njoftoi se grabitja ishte ndërprerë nga një oficer në patrullë, por dy njerëz u arratisën me një motor të tipit skuter.

Komisari i policisë së qytetit lëshoi një deklaratë në Twitter duke falenderuar zyrtarët për reagimin e tyre të shpejtë, gjë që çoi në arrestimin e tre burrave.

Ministri i Brendshëm Gérard Collomb gjithashtu dha lëvdatat e tij.

Dëshmitarë okularë raportuan për një prani të rëndë policore në zonë.

Një punonjës i hotelit u shpreh për agjencinë e lajmeve AFP: "Ne kemi dëgjuar një zhurmë të madhe dhe shumë rrrëmujë në rrugë".


/Ora News.tv/