Vidhen kompjuterat me vlerë 2 mln dollarë që krijonin monedhat elektronike

Vidhen kompjuterat me vlerë 2 mln dollarë që krijonin monedhat

"Policia e Islandës arrestoi 11 persona, të dyshuar për vjedhjen e më shumë se 600 kompjuterëve që përdoreshin për kripto-monedhat," raporton AP.

Kompjuterat u vodhën gjatë katër sulmeve në qendrat e të dhënave rreth Islandës.

Vendi është i njohur për qendrat e të dhënave, sepse pothuajse 100% e energjisë së prodhuar atje vjen nga burime të rinovueshme.

Dy prej të dyshuarve janë në paraburgim dhe nëntë janë liruar me kusht. Ndërkohë serverat e vjedhur nuk janë gjetur.

Sipas AP, policia është në kontakt me ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP-të), elektricistët dhe njësitë e kujtesës, duke u kërkuar atyre të raportojnë rreth ngjarjes për të zbuluar shenjta të tjera për serverat që ishin rikonektuar. Vlera e kompjuterëve të vjedhur është 2 milionë dollarë.

EMISIONET