Liverpool do të ndeshet sot në mbrëmje me Chelsean për finalen e Super Kupës së Europës. Kampionët e “The Reds” kanë zhvilluar seancën stërvitore në prag të ndeshjes, një seancë speciale pasi në të u përfshin dhe fëmijë me aftësi fizike ndryshe.

Fëmijët e fondacionit UEFA kanë pasur mundësinë të zbresin në fushë për të takuar idhujt e tyre si dhe për t’u përfshirë në stërvitje. Edhe njëherë ata tregojnë pasionin për futbollin dhe se asgjë nuk mund t’i ndalojë ata të luajnë. Ata arrijnë të demonstrojnë se pamundësitë fizike nuk janë asgjë veçse një justifikim, krahasuar me ëndrrën e tyre.

Kjo eksperiencë do t’i shërbejë Liverpoolit dhe të gjithë botës së futbollit se ata kanë diçka për të luftuar,  për të mbështetur këta tifozë të vegjël të cilët i ndjekin nga ekrani me ëndrrën për t’u bërë pjesë e këtij sporti.

/Ora News.tv/