Videoja virale bashkoi të zhdukurin me familjen pas 40 viteve

Videoja virale bashkoi të zhdukurin me familjen pas 40 viteve

Një burrë nga India i cili ishte zhdukur 40 vjet më parë është bashkuar me familjen e tij pasi vëllai e kishte njohur atë nëpërmjet një video në YouTube, e cila ishte bërë virale.

Khomdram Gambhir Singh u zhduk nga shteti Manipur në moshën 26 vjeçare në vitin 1978 dhe familja e tij nuk mori asnjë informacion për rreth  4 dekada.

"Nuk mund t'i besoja syve kur një nga nipërit e mi më dërguan videon. Ne i kishim humbur të gjitha shpresat për ta parë atë të gjallë", tha vëllai i Singh, Khomdram Kulachandra për gazetën Hindu.

Policia në Manipur e gjurmoi personin e humbur në Mumbai, ku ai jetonte.

Familja e zotit Singh e kuptoi se ai jetonte në Mumbai, sepse Firoz Shakri fotograf shpërndau videon tetorin e kaluar.

"Ai po fitonte para si një lyps që këndonte këngë të vjetra indiane" tha fotografi për agjencinë e lajmeve AFP.

EMISIONET