Ndërsa Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në komunitet (SPZ) Gruemirë, Komisariati Policisë Malësi e Madhe ndodhet i prangosur nga policia e Shkodrës është marrë në pyetje Drejtoresha e Gjimnazit të Gruemirës. Në këtë gjimnaz mëson vajza 15 vjeçare, që sipas denoncimit të së ëmës është ngacmuar seksualisht nga efektivi

Bajrakurti u arrestua pas publikimit në media të disa pamjeve ku ai shfaqet duke kryer akte të turpshme,

Burimet i thanë gazetarit të "Ora News", Bepin Kolvata se nesër do të merren në pyetje dhe mësueset e gjimnazit si dhe një pjesë e stafit pedagogjik të shkollës ku pretendohet se vajza mëson.

Hetimet përqëndrohen në dy pista paralelisht:

Burime nga policia nuk përjashtojnë mundësinë se kemi të bëjmë me një kallëzim të rremë dhe historia të jetë e krijuar por orët në vijim do zbulojnë më shumë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Policisë po bën hetimin.

Gjithashtu i është sekuestruar telefoni efektivit të policisë, si dhe po bëjnë verifikimet e përmbajtjes që ai mund të ketë në rrjetet sociale.

Unë kam kontaktuar me mësueset e shkollës dhe ata më kanë konfirmuar se nuk kanë pasur ndonjë indicie qoftë nga vajzat që ka ky gjimnaz dhe klasa ku mëson e mitura” informoi gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.

Në 2008 Bajrakurti u shkarkua për shkelje në detyrë dhe në 2015 u kthye në këtë strukturë, Ndërkohë ai ka qenë dhe komisioner i PS-së në Malësinë e Madhe gjatë zgjedhjeve.

/Ora News.tv/