Videoja e turpshme, polici u arrestua por nuk po gjendet denoncuesi

Videoja e turpshme, polici u arrestua por nuk po gjendet denoncuesi

“Zhdukja” e denoncuesues së efektivit Berhan Bajrakurti të arrestuar pas publikimit të një video skandali ku ai kryen veprime të turpshme dhe pretendohet se ngacmon një vajzë 15 vjecare, duket se po mban pezull zbardhjen e të vërtetës së historisë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i mbërritur në Malësi të Madhe për këtë çështje, u tregua i rezervuar për hetimin, por theksoi se Policia pas denoncimit në internet, po kërkon kush është denoncimi.

LleshajPolicia  e shtetit po kërkon që mbrëmë dhe denoncuesi nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore. Kush është denoncuesi?

Lleshaj mohoi të mos jetë pranuar denoncim nga dy komisariatet në lidhje me skandalin e pretenduar, ndërsa theksoi se polici po mbahet i arrestuar me qëllim të mos intimidohet kallëzuesi.

Lleshaj: Duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një dononcuesi potencial. Fakti që nuk kemi denoncues është pyetja më e madhe që do të sqarojmë shumë shpejt.

I venë nën kritikë për skandalin e policit të Malësisë së Madhe, Lleshaj kishte këtë përgjigje.

Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja dhe e gjithë shoqërisë, na përfaqësojnë të gjithëve ne.

Por një mendim ndryshe nga Lleshaj ka kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili

Petrit Vasili: Vetë stacioni i policisë në Malësinë e Madhe ishte pa kamera dhe nuk ka asnjë kamer të instaluar. Dhe nuk ka asnjë kamer të instaluar që të evidentonte qartësisht edhe momentin e denoncimit dhe denoncuesin dhe gjithë situatën e vërtetë.

Deri më tani shumë pak detaje kanë dalë në dritë lidhur me rastin, por burime nga grupi hetimor i thanë Ora News se efektivi ka pranuar videon, por ajo nuk ka lidhje me të miturën dhe se mohon të ketë ngacmuar 15-vjeçaren.

Ndërkaq ekziston mundësia që video të jetë regjistruar duke mos patur protagoniste vajzën e mitur, por një person madhor në moshë.

Gjithsesi hetimet vijojnë ku një verifikim i plotë po i bëhet nga ekspertët telefonit të policit dhe komunikimeve që ai ka bërë në rrjetet sociale.




EMISIONET