Daniele de Rossi e ka nisur më së miri sezonin e ri me skuadrën e tij të re. Në ndeshjen e tij të parë me Boca Junior italiani vendos gjurmën e tij me anë të një goli. Në minutën e 28’ De Rossi çon në rrjetë një goditje nga këndi duke kaluar në epërsi skuadrën e tij.

Mesfushori italian luajti deri në minutën e 76’. Duket se goli i shënuar nga ai nuk arriti t’i dhurojë fitoren Boca Juniors kundër Almargos. Këta të fundit barazuan në pjesën e dytë dhe e çuan ndeshjen në penallti ku dhe u treguan më të saktë. Duke mundur Boca Juniors ata u kualifikuan në fazën tjetër të kupës.

/Ora News.tv/