Los Colchoneros e nisin kampionatin mbarë duke shënuar kështu dhe fitoren e parë. Një ndeshje e cila i përfshin të gjitha gol, kartona të kuq, penallti të humbur, e kontestime me anë të VAR-it.

Atletico Madrid fiton në shifrat minimale 1-0 kundër Getafe, një lojë triumf shumë i vështirë për madrilenët. Shifrat zhbllokohen që në minutën e 23’ me Alvaro Moratan që shfrytëzon gjatësinë e tij për të shënuar një gol me kokë i cili do të jetë edhe i vetmi i ndeshjes.

 Në minutën e 39’ skuadra e Getafe-s mbetet me 10 lojtarë pasi Jorge Molina ndëshkohet me karton të kuq. Kjo dukej se do ta bënte ndeshjen më të thjeshtë por pikërisht 3 minuta më vonë janë ata të Atleticos të cilët ndëshkohen me të kuq. Renan Lodi del nga loja pasi shkakton faull në luftim në ajër. Duket se dhe njëherë gjithçka u kthye në barazpeshë lojtarësh por mbetej që Getafe të gjente rrugën e rrjetës.

Pavarësisht tentativave mundësia për të shënuar i jepet përsëri madrilenëve me anë të një penalltie e cila shpërdorohet nga Morata. Deri në fund të lojës Atletico mbrojti rezultatin duke “futur në xhep” një 3 pikësh shumë të vlefshëm.

/Ora News.tv/