Video/ Zhbllokohet Zaniolo, Roma e Torino "presion" Evropës

Video/ Zhbllokohet Zaniolo, Roma e Torino "presion" Evropës

Roma është rikthyer te fitorja në kampionat pas humbjes me Juventusin në fundjavë.

Verdhekuqtë mposhtën 3-1 Sassuolën, duke u ngjitur në kuotën e 27 pikëve në vendin e 7-të. Perotti nga 11 metërshi zhbllokoi takimin, ndërkohë që goli i Schick i dërgoi kryeqytetasit në avantazh të dyfishtë në dhomat e zhveshjeve.

Me rikthimin në fushë, Zaniolo shënoi golin e sigurisë dhe të parin personal në Seria A, ndërkohë që rrjeta e Babacar në limitet e kohës së rregullt shërbeu vetëm për statistikë.

Fitore arriti dhe Torino, që mposhti pastër 3-0 Empolin e Federik Veseli, i cili ishte në fushë për 90 minuta. N'Koulou zhbllokoi shifrat, ndërsa De Silvestri e Falque hipotekuan 3 pikëshin. Në barazim 0-0 u mbyll sfida SPAL-Udinese.







EMISIONET