Video/ Ylli kosovar "zhduket" gjatë festimit të golit në Europa League

Video/ Ylli kosovar "zhduket" gjatë festimit të golit

Mesfushori i kombëtares kosovare, Benjamin Kololli ishte heroi i skuadrës së Zurich në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër AEK Larnaka në Qipro. Kosovari ishte autori i golit të vetëm, por që i dha 3 pikë mjaft të rëndësishme zvicerianëve.

Por ndryshe nga goli i cili ishte i thjeshtë për të, gjatë festimit Kololli tentoi të festonte sa më pranë tifozëve të Zurich. Në tentativë për tu afruar me zonën ku ishin vendosur zvicerianët, Kololli kaloi disa barriera reklamash, ndërsa kapërcimi i fundit për pak sa rezultoi fatal për të. 26 vjeçari përfundoi në një gropë të thellë, duke rrezikuar një dëmtim të rëndë por për fatin e tij të mirë nuk kishte asgjë serioze.

EMISIONET