Duhej të ishte një festë, por u kthye në një ring të vërtetë boksi. Një ndeshje e kampionatit të Regby në plazh në Rusi është kthyer në një arenë të madhe boksi, pasi mes dy skuadrave u shkëmbyen grushta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ndeshjen mes Degestanit dhe Rusisë.  Gjithçka ndodhi pasi lojtari i kombëtares së Degestanit hodhi në fytyrën e kundërshtarit një grusht rërë, çka solli edhe revoltën e kundërshtarëve.

Ndërhyrja e forcave të sigurisë ishte e shpejtë, teksa gjyqtari shtyu ndeshjen. Sipas mediave ruse, asnjë nga pjesëtarët e përfshirë në sherr nuk pësoi lëndime të rënda. Ndërsa Federata e Regby në Plazh pohoi se ka nisur hetimet rreth ngjarjes, ku më pas do të vendos sanksione për shkaktarët.

/Ora News.tv/