Një gol i Declan Rice i ka mjaftuar West Ham-it për të mposhtur Arsenalin, në takimin e javës së 22-të të Premier League.

Mesfushori 19 vjeçar bëri diferencën në këtë 90-të minutësh, ku në minutën e 48-të realizoi golin e fitores për “çekiçët”, që afrohen akoma dhe më shumë me zonën Europiane.

Disfatë që mund të ndihet jo pak në shtëpinë e "topçinjve", pasi ndodhen vetëm 3 pikë mbi Manchester United e vendit të 6-të, duke rrezikuar zonën Europiane.

Nga ana tjetër, West Ham ngushton në 10 pikë distancën me Arsenalin, ku mban vendin e 8-të me 31 pikë.








/Ora News.tv/