Një gol i Mohamed Salah riktheu te fitorja Liverpool-in.

Egjiptiani u tregua i saktë nga 11 metra larg, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 kundër Brighton. Rezultat që u ruaj me fanatizëm deri në fund nga të besuarit e Jurgen Klopp, ndërkohë që episodi i fundit të ndeshjes do të mbetet gjatë në mendjen e mbrojtësit Alexandre Arnold. Përpos udhëzimeve të trajnerit gjerman, 22 vjeçari anglez ka marrë urdhëra edhe nga shoku i repartit, Virgil Van Dijk.

Kur po kronometrohej minuta e 90-të e takimit, holandezi u duk i revoltuar me Arnold, i cili dukej se i pëlqenin aventurat në sulm. Fragmente që bën xhiron e botës brenda pak minutash, ndërkohë që të shumtë ishin edhe komentet mbështetëse të tifozëve kundrejt 27 vjeçarit.



/Ora News.tv/