Video/ Tripleta me Cityn, festimi i Guardiolës bën xhiron e botës

Video/ Tripleta me Cityn, festimi i Guardiolës bën xhiron e botës

Sezoni 2018-2019 do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Manchester Cityt.

Skuadra angleze arriti që të plotësojë një tripletë titujsh, teksa triumfoi në finalet e FA Cup, Carabao Cup dhe Premier League. Tituj që të japin stimuj për të ardhmen, ndërkohë që entuziasmi i fitimit të tyre ka prekur edhe botën e Pep Guardiolës.

Trajneri katalanas u bë protagonist pozitiv gjatë festimeve të skuadrës. Kur po luhej kënga e famshme e Madonnë "Like A Prayer", Guardiola u ngjit në skenë dhe së bashku me një grup muzikantësh nisi që të kërcente.Pamjet u kapën nga një kamera amatore, me videon që bëri shumë shpejt xhiron e botës.






EMISIONET