Video/ Tirana "dhuratë" Partizanit, ndal Kukësin dhe ëndërron Europën

Video/ Tirana "dhuratë" Partizanit, ndal Kukësin dhe

Tirana i ka bërë ndoshta dhuratën më të bukur rivalit të përjetshëm, Partizanit. Bardheblutë kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Kukësin, fitore kjo që i jep shpresa Tiranës për një vend në Europë, ndërsa për të kuqtë është një BONUS në rrugën për titull.

Heroi i 24 herë kampionëve të vendit ishte mbrojtësi Albi Doka, i cili shfrytëzoi në maksimum topin e "harruar" në zemër të zonës dhe me një goditje fantastike mposhti Frashërin. Një fitore që i jep krahë Tiranës, që vijojnë të krijojnë distancën me zonën e ftohtë, ndërsa afrohen në 11 pikë me zonën Europiane.

Ndërkohë, Kukësi vazhdon të humbasë terren në luftën për titull, teksa mban vendin e dytë me 8 pikë më pak se Partizani kryesues, kur kanë mbetur edhe 15 javë kampionat.

Vetëm barazim 0-0 në Gjirokastër, me Luftëtarin dhe Flamurtarin që kanë ndarë pikët në një 90 minutësh të mërzitshëm.

Me këtë barazim, Flamurtari mbetet në vendin e 6-të me 30 pikë, ndërkohë që Luftëtari mbetet në "buzë të greminës", teksa mban vendin e 8-të me 21 pikë.




EMISIONET