Video/ Tifozët ndërpresin ndeshjen e Kupës Libertadore

Video/ Tifozët ndërpresin ndeshjen e Kupës Libertadore

Episode e dhunës kanë përfshirë futbollin në Amerikën Latine.

Ndeshja mes Santosit dhe Independientes, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës Libertadores, u ndërpre në minutën 81-të për shkak të përplasjeve të dhunshme mes forcave të rendit dhe ultrasve brazialian në stadiumin e San Paolos. 

Shkak i këtyre ngjarjeve ishte vendimi i Konmebol-it, për t’ia dhënë fitoren 3-0 në tavolinë ekipit argjentinas në sfidën e vajtjes, pasi Santosi kishte aktivizuar futbollistin uruguaian Karlos Sançez, i cili rezultonte i skualifikuar për një takim të luajtur në vitin 2015.

Në këtë kohë ai mbante veshur fanellën e River Plate. Në çerekfinale të kompeticionit shkon Independiente, ndërsa ekipi brazilian ka njoftuar që do të bëjë ankimim.


EMISIONET