Video/ Teuta "shkurorëzon" Partizanin, Tirana mbetet në vendnumëro

Video/ Teuta "shkurorëzon" Partizanin, Tirana mbetet në

Fitimi i titullit i ka krijuar hapësira Partizanit që të bëj eksperimente dhe këtë e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme, Teuta. Skuadra durrsake realizoi nga një gol për çdo pjesë, duke fituar 3 pikëshin pas rezultatit të pastër 2-0.

Sherif Kallaku zhbllokoi shifrat, ndërkohë që Progni vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Me këtë fitore, Teuta blindon pozitat në vendin e tretë, ku numëron 4 pikë më shumë se Flamurtari. Nga ana e tyre, kuqezinjtë e drejtuar nga Ilir Daja fituan minimalisht 1-0 ndaj Laçit. Ndërkohë, derbi i mbijetesës mes Tiranës dhe Kastriotit nuk dhuroi gola, me dy skuadrat që barazuan me shifrat 0-0.

Fitore spektakolare për Skënderbeun, me kampionët në fuqi të vendit që regjistruan fitore 3-0 ndaj Kukësit që duket se e ka fokusuar vëmendjen te finalja e Kupës. Kjo fitore që e ngjit Skënderbeun në vendin e 5-të me 49 pikë. Ndërkohë, kjo pikë e ndihmon Tiranën që të mbaj pas Kastriotin, që numëron 2 pikë më pak se bardheblutë, që janë në një vend që të siguron qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Golat Teuta-Partizani


Golat Kukësi-Skënderbeu



EMISIONET